Dhunimi i fëmijës në Durrës, gjyshja akuza ndaj kopshtit privat: Kishte shenja në fytyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2020, 17:31
''Ishte goditur te faqja, në fyt, i ka akoma në kurriz gishtat.''
Kjo është dëshmia e gjyshes së foshnjes 18 muajshe, qëdenoncoi dhunimin e fëmijës në një kopsht privat në lagjen nr.8 të Durrësit.
''Dy ditë kishte që e kishim çuar.''
Për ngjarjen, policia e Durrësit ka vënë nën hetim pronarin e kopshtit Gëzim Dervishi, i cili nga ana tjetër mohon që fëmija është dhunuar.
Megjithatë, thotë seka marrë masa ndaj të gjithë stafit, dhe vetëm ndaj një edukatoraje për tëcilën dyshon familja.