Tirana kampione për borxhet, detyrimet e prapambetura arrijnë në 1.9 mld lekë
Bashkia e Tiranës ka vijuar të rrisë stokun edetyrimeve të prapambetura edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti dukezotëruar rreth 22.2% të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Financave Vendore, borxhi është thelluar me rreth 16 milionë lekë krahasuar me tremujorin e parë të vitit.
Në fund të muajit qershor, stoku i detyrimevenë bashkinë e kryeqyetit arriti në 1.9 miliardë lekë.
Nga të dhënat rezulton se bashkitë nuk kanëbërë progress për shlyerjen por përkundrazi, kanë thelluar detyrimet.
Në fund të muajit qershor vlera e stokut tëdetyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë e vendit arriti në rreth 8.7miliardë lekë.
Diferenca është rreth 629 milionë lekëkrahasuar me tremujorin e parë të vitit dhe me 570 milion lekë krahasuar mefundin e vitit 2019
Pas kryeqytetit, në vendin e dytë renditetBashkia Kavajë me rreth 846 milionë lekë, e ndjekur më pas nga bashkia Vorë merreth 711 milionë lekë.
Bashkia Patos, ndryshe nga të gjitha njësitë etjera të vetëqeverisjes vendore nuk ka regjistruar asnjë detyrim të mbetur.
Ministria e Financave raporton se në totalstoku është rritur me rreth 0.6 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë tëvitit.
Stoku më i madh me rreth 52% të totali ështëregjistruar nga grupi investime, ndjekur nga pas nga “Mallra dhe Shërbime” merreth 22% dhe “Vendime Gjyqësore” me rreth 14%.
Sipas informacionit të njësive tëvetëqeverisjes vendore, rritja e stokut të detyrimit të bashkive në total kaardhur kryesisht si rrjedhojë e situatës së vështirë financiare të krijuar ngapandemia COVID-19.