28-vjeçari alarmoi uniformat blu pasi u arratis nga Drejtoria e Tiranës. Ja çfarë thotë Policia
Një person ka tentuar të arratiset nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës bëjnë të ditur burimet për Ora News.
Mësohet se personi ka tentuar të largohet duke marrë rrugën “Myslym Shyri” dhe policët i janë vënë prapa.
Mësohet se ndalimi i tij fillimisht është bërë nga një punonjës security i një pikë exchange në zonë, ndërsa më pas janë afruar forca të shumta policore.
Ende nuk dihet identeti i personit që ka tentuartë arratiset nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ndërsa raportohet seishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e “Dhunës në Familje”.
Ende nuk është bërë e ditur nga Policia e kryeqytetit se si arriti qytetari të arratisej nga ai që konsiderohet si një prej zonave më të sigurta të Tiranës.
Njoftimi zyrtar i Policisë për ngjarjen në fjalë:
Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale "Dhuna në familje" pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme "Shqiponjat".
Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës", "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë" dhe "Dhuna në familje", dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

