Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për hetimin e drogës

Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca eOSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerëpolicie nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit.

Kursi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve tëPolicisë së Shtetit në asgjësimin e  grupeve të organizuara kriminale tëspecializuara në trafikimin e drogës, edhe duke shtuar njohuritë e tyre rrethmënyrave të reja të funksionimit të zinxhirëve kriminalë.

"Ekspertë ndërkombëtarë nga Qendra eZbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), Administrata Amerikane kundërDrogës (DEA) dhe nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe (NCA) iangazhuan pjesëmarrësit në skenarë imagjinarë dhe të vërtetë të hetimit tëgrupeve të organizuara kriminale që merren me trafikun e drogës."

Trajnimi ishte pjesë e një projekti më tëmadh të Prezencës së OSBE-së në mbështetje të policisë shqiptare për tëpërmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe për të luftuar krimet e rënda dhe tëorganizuara.

Gjatë viteve të shkuara, Prezenca i kakushtuar rreth tre të katërtat e veprimtarive të saj me policinë trajtimit tëkërcënimeve që sjell veprimtaria kriminale, si edhe ka mundësuar pjesëmarrjen eoficerëve të Policisë së Shtetit në konferenca dhe trajnime ndërkombëtare përtë forcuar kapacitetet e tyre profesionale në hetimin e çështjeve të drogës.

Po ashtu, Prezenca kontribuoi në planin kombëtar tëveprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020.