Dosja e Luan Dacit shkon për gjykim, avokati: Vendim i papritur dhe antiligjor

Gjykata e Posaçme vendosi sot kalimin përgjykim të çështjes  gjyqtarit të KPA,Luan Daci, i cili akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumentave pasi në vitin1997 ai është shkarkuar për paaftësi në punë nga KLD e kohës.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Avokati, Jordan Daci, e cilësoi vendimin të papritur dhe në kundërshtim me ligjin.

Jordan Daci: Veprimet janë shkelur dhe janë zëvendësuar rast pasrasti me norma ad-hoc sipas qejfit. Gjykata e kaloi për gjykim pa asnjëargument. Është vendim i paankimueshëm. Nuk ka prova të reja, fakti është shumëi thjeshtë. Një dokument që ne shkruajmë përbën apo jo dokument dhe nëse ka apojo përmbajtje të falsifikuar. Pastaj aty ka letra pafund që nuk i duhen askujt.Akuzohet për falsifikim dokumentash.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme pretendon se gjyqtari Daci nuk e ka deklaruar largimin nga detyra gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Parlamentar Ad Hoc, në vitin 2017.

Në korrik të këtij viti Kolegji i Posaçëm iApelimit, vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, deri nëmomentin kur do të ketë një vendim gjyqësor ndaj tij.

Gjithashtu, KPA-ja i kërkoi SPAK-ut dheGjykatave të vijojnë me një proces të shpejtë dhe në përputhje me parashikimete ligjit.