Meteorologu paralajmëron përmbytje, rrezikohen Shkodra, Tirana e Gjirokastra
Në një lidhje direkte për "Ditë e Re" në Rtv Ora meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb ka folur për ndryshimet e motit që do të nashoqërojnë gjatë kësaj jave.
Meteorologu është shprehur se na presin reshje shiu me intesitet të lartë në të gjithë territorin shqiptar. Në fundjavë pritet që disa qytete të përballen me përmbytje pasi reshjet do të jenë me dendësi të lartë.
"Ekziston rreziku për përmbytje pasi reshjet do të jenë herë pas here me intesitet të lartë dhe rrezikohet të kemi përmbytje në vend. Zonat të cilat janë më të rrezikuara janë qyteti i Shkodrës, Lezha, Bajram Curri, Tirana, Gjirokastra." - tregon Osmani në lidhje direkte me "Skype"
Dita e shtunë dhe e dielë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intesitet të lartë të karakterit lokal.
"Pritet që gjatë ditës së sotme të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Reshje të cilat do të jenë të konsiderueshem edhe gjatë ditës së shtunë. Ndërsa, mesdita dhe pasditja e ditës së shtunë do të shohim një përmirësim të motit duke bërë që reshjet e shiut mos jenë në vend por herë pas here do të kemi reshje të karakterit lokal gjatë pjesës së dytë të shtunës dhe pjesës së parë të ditës së dielë"
"Mbrëmja e ditës së dielë do të rikthehen sërisht vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në vend të cilat do të jenë mesatare dhe lokalisht intesive edhe gjatë mëngjesit të ditës së hënë."
"Të dukshme reshjet e shiut mbeten në zonat veriperëndimore dhe qëndrore, sigurisht edhe zonat juglindore do të kenë reshje të konsiderueshme shiu."