Kapet me armë pa leje 'Mond Çekiçi', anëtari i bandës së Durrësit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga trepersona, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë për armëmbajtje pa leje,drogë dhe vjedhje.

Me të arrestuarve është Mond Koçi, i njohur edhe si "MondÇekiçi", anëtar i bandës së Durrësit.

"Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 42, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Luger"" njoftoi policia.

Ndërkohë në Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor djemtë e tij,shtetasit T. (E.) L., 35 vjeç, D.(Y.) L., 37 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues nëThumanë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. L.,në një magazinë të cilën e kishte përshtatur me llamba për kultivim të bimëvenarkotike, u konstatuan kubikë të kultivuar me fara të dyshuara cannabissativa, 1 kallashnikov, municion luftarak, 1 armë gjahu dhe një sasi e vogëllënde narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Trafikut tëPaligjshëm dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., 34 vjeç,banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte (tëcilin e kishte marrë me qira), iu gjetën 2 palë çelësa mjetesh, ku njëri prejtyre i përkiste një mjeti të vjedhur, i cili rezultoi se ishte i vjedhur nëLushnjë më datë 09.09.2020 dhe u gjend i parkuar në afërsi të banesës së këtijshtetasi.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetdhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg lëndë narkotikecannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime tëmëtejshme.