Ora News brenda apartamentit Lefter Zhidru, dyert dhe muret vrima-vrima

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga beteja 5 orëshe me armë zjarri mes  Lefter Zhidrus dhe forcave të policisë.

Pamjet në video i përkasin apartamentit tëmoshuarit ku jetonte me bashkëjetuesen dhe vajzën e tij.

Siç edhe shihet shenjat e plumbave nuk ishin vertëm në derën e jashtme por edhe ato të brendshme, madje edhe në mure.

Apartamenti nga ku 71-vjeçari kreu sulmin dhe më pas nuekzekutua nga RENEA ndodhet në lagjen “11 Nentori” në Elbasan.

Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.

Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen “11 Nentori” ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë. Ish bashkëshortja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasi ishte i armatosur.

71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës kaqëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën. Imoshuari
ka qëlluar sërish por fatmirësisht mburoja i ka shpëtuar efektivet.

Ne fillim te operacionit Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte njeperson i rrezikshem, ndersa forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera tëspecializuara u dislokuan në vendngjarje dhe u rrethua një perimetër i gjerësigurie per te mos lejuar takimin që në orën 13:20. Ne tarracën përballë uvendosën edhe snajpera.

Nga kontrolli i shtepise policia gjeti një kallashnikov, municione dhe disa kallepe me lëndë plasëse gati për shpërthim. Historia që për 5 orë mbajti nën terror qytetin e Elbasanit nisi per shkak të një konflikti në familjes mes Zhudrit dhe ish bashkëshortes së tij në kohën kur në shtëpi ishte dhe vajza e mitur