Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda

Donika Prela është larguar nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas probleme te konstatuara me pasurinë. Ndërkohe një nga anëtarët e këtij Kolegji, Luan Daci është zyrarisht i pandehur pasi GJKKO vendosi të pranojë kërkesen e SPAK per ta kaluar per gjykim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. 

Vendimi u komunikua nga kryesuesja e seancësNatasha Mulaj.

Vetë Prela nuk ishte e pranishme në seancë p;or u përfaqësua nga avokatja e saj, Blerina Dodaj.

Po çfarë e penalizoi Donika Prelën dhe cilat ishin konkluzinet e KPA?

KPA arriti në përfundimet e mëposhtme: Lidhurme pasurinë, apartament banimi me sipërfaqe 95.6 metra katrorë në rrugën"Bajram Curri" në Tiranë rezultoi se subjekti i rivlerësimit kamungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë.

Në lidhje me pasurinë likuiditete në shumën 4,501,427.89lekë rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar tëligjshëm për të justifikuar pasurinë.

Lidhur me transaksionin huadhënës në shumën 25mijë euro Kolegji arriti në konkluzionin se kjo shumë është pasuri e subjektit tërivlerësimit dhe personit të lidhur me të.

Për këtë pasuri rezultoi se ka mungesë tëburimit financiar të ligjshëm për të justifikuar krijimin e saj dhe është kryerfshehje pasurie.

Bazuar në përfundimet e mësipërme Kolegji arrin në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të.

https://youtu.be/aSYxWSYDSjk

"Si rrjedhojë vendimi i Komisionit datë 05.02.2019 duhet ndryshuar pasi nuk gjendet i drejtë dhe i bazuar në fakte, prova dhe ligje. Për këtë arsye trupi gjykues vendosi ndryshimin e vendimit të KPK për Donika Prelën,dhe shkarkimin e saj nga detyra. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm" deklaroi Natasha Mulaj.

KPK e konfirmoi në detyrë

Donika Prela u konfirmua unanimisht në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. 

Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.

Prokurorja Donika Prela i mbështeti kërkesat e saj për përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës me hetimet e kryera ndaj të afërmve dhe familjarëve të tyre.

Por dy kërkesat e prokurores Donika Prela për përjashtimin e dy anëtareve të trupit gjykues janë rrëzuar si të pabazuara nga dy trupa gjykuese të Kolegjit.

Lexo edhe: Dosja e Luan Dacit shkon për gjykim, avokati: Vendim i papritur dhe antiligjor

Në të njëjtënkohë edhe GJKKO ka vendosur që një nga anëtarët e KPA, Luan Daci, të merret ipandehur dhe të kalojë për gjykim për akuzën e falsifikimit, vendim i cili ukosiderua i jashtëligjshëm nga avokati.

Daciakuzohet se nuk deklaroi të komisioni ad-hoc shkarkimin në vitin 1997 nga KLD ngadetyra e gjyqtarit.

Skeda e pasurisë së Donika Prelës