Dera e bërë shoshë, shenja plumbash kudo. Në banesën e Lefter Zhidru një ditë pas ekzekutimit

Një ditë pas përleshjes me armë që la pas njëperson të vdekur dhe dy të plagosur, Elbasani duket se i është kthyer qetësisë.

Por ndërsa merr shkallët e pallatit në lagjen“11 Nentori” dhe ndalon para apartamentit të Lefter Zhidrus, 71-vjeçarit qëmbajti në alert policinë për orë të tëra derisa RENEA e ekzekutoi, shenjat eplumbave dhe dera e shqyer të kujton "luftën" e të enjtes.

Saga e përballjes mes Lefter Zhidru dhe Policisë, sulme me armë dhe negociata të dështuara, përfundoi pas 5 orësh.

Forcat RENEA e ekzekutuan 71 vjeçarin në banesën e bashkëjetueses së tij në Elbasan.

Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minutatë 24 shtatorit 2020.

Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuanlagjen “11 Nentori” ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur mekallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë.Ish bashkëshortja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasiishte i armatosur.

71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës ka qëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71 vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën. I moshuari
ka qëlluar sërish por fatmirësisht mburoja i ka shpëtuar efektivet.

Ne fillim te operacionit Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem, ndersa forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara u dislokuan në vendngjarje dhe u rrethua një perimetër i gjerë sigurie per te mos lejuar takimin që në orën 13:20. Ne tarracën përballë u vendosën edhe snajpera.

Nga kontrolli i shtepise policia gjeti një kallashnikov, municione dhedisa kallepe me lëndë plasëse gati për shpërthim. Historia që për 5 orë mbajtinën terror qytetin e Elbasanit nisi per shkak të një konflikti në familjes mesZhudrit dhe ish bashkëshortes së tij në kohën kur në shtëpi ishte dhe vajza emitur