Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, grevën e urisë e shohin zgjidhje të vetme

Të mbetur pa zgjidhje, naftëtarët e Ballshit ujanë rikthyer sërish protestave sot. Të nxitur edhe nga protesta e një ditë mëe parë e mjekëve dhe reagimi i menjëhershëm i autoriteteve, ata vvazhdojnë tëpyesin se pse nuk i dëgjon njeri problemet e tyre.

Përballë kësaj situate ata po e shqyrtojnëedhe mundësinë e grevës së urisë.

"Tëshkojmë tek sfera që ndodhet brenda në uzinë. Të shikojmë do të vijë shtetiapo  jo. 100 mjekë u mblodhën dhe e gjetëngjuhën, ne jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidh njeri. Të shkojmë tëgjithë brenda. Të futemi në grevë urie. Vetëm greva e urisë mund të sjellëreagimin" tha një naftëtar.

Ndërsa Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës, u shpreh: "Nuk kemi gjetur zgjidhje. Jemi në mes të katër rrugëve. Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri.  Do ndjekim çdo rrugë ligjore pasi tani shoqatën e kemi të ligjëruar edhe në gjykatë.  Nuk kemi asnjë përgjigje as për pagat dhe as për fillimin e punës".

https://youtu.be/YgpxF_c95x4

Likujdimi i pagave të prapambetura dherifillimi i punës në uzinë, janë dy kërkesat kryesore të naftëtarëve që pak ditëmë parë e zhvendosën protestën në Tiranë por u shpërndanë me pretekstin eshkeljes së protokollit të masave për Covid që ndalon grumbullimet.