Pranga 47-vjeçarit në Kurbin, i kapen 8.3 kg kanabis dhe bimë narkotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2020, 11:16
Sekuestrohen bimë narkotike dhe 8.3 kg lëndënarkotike cannabis sativa në Kurbin. Policia ka arrestuar poseduesin e saj K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik.
"Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa".
Materialet procedurale në ngarkim të tyre ikaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.