PD nis fushatën elektorale, Bardhi: Votimi i kandidatëve nga anëtarësia, hapi i madh i fitores së zgjedhjeve
Partia Demokratikenisi nga Kukësi procesin e konsultimit të kandidatëve me bazën, duke shënuar nëkëtë mënyrë nisjen zyrtare të fushatës elektorale. Sekretari i Përgjithshëm,Gazmend Bardhi, ndoqi nga afër procesin ndërsa tha se votimi i kandidatëve ngaanëtarësia është një hap i madh i fitores së zgjedhjeve. Të shtunënpëlqimin për kandidatët do ta jap anëtarësia demokrate e Dibrës.
Me nisjen e konsultimit të kandidatëve me bazën,Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25prillit, ku ndoshta për herë të parë nëhistrori loja nis ende pa i pasur të qarta rregullat, kjo për shkak tëndryshimeve në kodin zgjedhor.
Serketari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ndoqinga afër procesin e votimeve në Kukës, ndërsa tha se se ky proces trregon dallim midis një partie, PartisëDemokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve tësaj dhe partisë së kryeministrit që sipas tij kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe kriminelë të tjerë.
Bardhi: Është i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por është i rëndësishëm për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike. Do të ishte shumë mirë sikur të gjithë partitë politike në vend të ndiqnin një proces të ngjashëm, që kandidatët të mos i përcaktonte krimi i organizuar, që kandidatët të mos i caktonin paratë e pista të krimit të organizuar, por kandidatët t’i caktonin qytetarët.
Votimi në Kukës do të zgjasë deri në orën 18:00,ndërsa anëtarësia ka të drejtë të përjashtojëvetëm një kandidat.
Procesi do të vijojë të shtunën në qarkun e Dibrës,ndërsa ashtu siç udhëzimi e parashikon,u publikuan edhe emrat e kandidatëve.
Në qarkun e Dibrës, jan disa emra që vijnërisi, ndërsa bie në sy fakti se në listë konfirmohen ish-deputetet Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjunkshi.
Në listë është edhe drejtuesi i Departamentit përmarrëdhëniet ndërkombëtare, Kreshnik Çollaku.