Policia neglizhoi, flasin fqinjët: Problematika me Zhudrin që në 2014, 1-2 herë në muaj këtu kishte ulërima të tmerrshme
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ngriti në këmbëqytetin e Elbasanit, banorët e pallatit ku jetonte Lefter Zhudri, i ekzekutuarnga RENEA të enjten pas sulmit me armë ndaj policisë, akuzojnë uniformat blu përneglizhencë.
Njëri prej tyre tregon për Ora News, se policia e Elbasanit dhe vetë drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, ishin në dijeni të problematikës dhe rrezikshmërisë së këtij personi, pasi banorët e pallatit ishin ankuar disa herë ndaj tij në polici.
Sipas tij ai ishte u dhunshëm si brendafamiljes dhe jashtë.
"Kaqenë e paramenduar që ai do të bënte një veprim dhe e paralajmëruar te policia.Policia ka qenë në dijeni, edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetitka pasur informacion për këtë person.Ka qenë shumë problematik, ka pasur shumëprobleme të mëdha, si familjare me bashkëshorten, si me ne që banojmë këtu".
Situata sipas tij paraqitej e tillë prej 2014,dhe siç tregon fqinji, një herë apo dy herë në muaj "ngrinte në këmbë"lagjen.
"Kykonflikt ka që në 2014. Me saktësi, 1 herë, 2 herë në muaj këtu ka pasur ulërimatë tmerrshme. Të gjithë banorët e këtij pallati janë ankuar për këtë person, ekam me deklarata policie dhe nuk janë marrë masa, kjo do të ishte parandaluarose do të ishte bërë katastrofë".
Gjatë sulmit me armë të Zhudrit ndaj policisë u plagosën edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.