Tentuan të kultivojnë kanabis në banesat e tyre, arrestohen dy vëllezër në Bulqizë

Dy vëllezër në Bulqizë janë arrestuar përkultivim të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit N. S., 58 vjeç dhe B. S., 46 vjeç, banuesnë Zerqan.

Sipas policisë, këta dy shtetas kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike në
banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, përveprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".