Mbledhja e 2 tetorit mes dy qeverive, Cakaj takon Zëvendëskryeministrin e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2020, 08:06
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi të enjten një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri.
Në një reagim në Facebook, Cakaj u shpreh lidhur me takimin se në fokus ishin bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit mes dy qeverive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë e arsimit, si dhe për të mos lënë mënjanë as mbështetjen për shqiptarët në rajon.
