Armë dhe municione në "Audi", dy të rinj arrestohen te “Rrethrrotullimi i Farkës”
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranëspër armëmbajtje pa leje dhe mucion luftarak.
Të arrestuarit janë K. H., 30 vjeç, për veprënpenale "Armëmbajtja pa leje" dhe S. S., 24 vjeç, për veprat penale"Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Arrestimi u bë nga Forcat e Posaçme"Shqiponjat" dhe "Shigjetat", në bashkëpunim me shërbimet eKomisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve tëmbrëmjes së djeshme.
"Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak".
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.