"Do tu hedh trutë në erë, siç vrava dy të tjerët!" Lefter Zhidru kërcënonte RENEA-n në orët e terrorit në Elbasan

Një ditë pas ngjarjes, janë ende prezentë shenjat në muret e pallatit, apo bizneseve në afërsi të lagjes "11 nentori" ku jetonte 71-vjeçari, Lefter Zhidru i vrarë së bashku me familjen e tij.

Policisë i është dashur të negociojë për orë të tëra me të moshuarin, madje kur ai kundërshtonte, dilte në dritare duke qëlluar grupin negociator. Herë pas herë ai u thoshte policëve "do tu hedh trutë në erë ashtu sic vrava ata dy të tjerët", pasi mendonte se ka ekzekutuar dy kalimtarët.

I moshuari pasi qëllonte nga ballkoni herë pas herë dilte dhe nga kjo dritare tjetër e shtëpisë duke qëlluar negociatorët, siç duket dhe nga shenjat e plumbave në mur.

Ne foto: Dritarja e baneses se Lefter Zhidru


Pas dështimit të negociatave për rreth 5 orë, forcat e RENEAS me të marrë konfirmimin u është dashur 10 minuta për të ndërhyrë, dhe për të eliminuar 71-vjeçarin.

Rreth orës 17:50 është dëgjuar shpërthimi i parë ku efektivët tentuan të futen nga dera e banesës por u përballën me breshëri automatiku, të cilët u detyruan të tërhiqen.

Të shtënat me armë nga 71 vjeçari drejt RENEA-s kanë qenë të shumta sa kanë depërtuar derën e banesës së tij dhe kanë përfunduar tek dera e komshiut

https://youtu.be/q_3mbSunXiM

Gjatë kësaj kohe snajperi që qëndronte tek tarraca përballë pasi ka patur shënjestër të moshuarin e ka qëlluar fillimisht me një plumb në trup duke e plagosur.

Pas kësaj ai është kundërpërgjigjur sërish me armë dhe ka tentuar të përdorë eksplozivin, por nga kjo dritare ai është qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.  

E vetmja që është kthyer këtë të premte në banesëka qenë bashkëshortja e tij e cila akuzon shtetin dhe median për vrasjen e71-vjeçarit

Hetuesit do kryejnë një tjetër ekspertizë këtë tëpremte, ndërsa pritet që të hetohet dhe bashkëshortja e të moshuarit, pasi kapatur dijeni për armatimin e rëndë që ai dispononte në banesë.