Bozdo: PD do heqë tatimin mbi dividentin, do ketë taksë të sheshtë 9%
Ishzëvendës Ministri i Ekonomisë Eno Bozdo, thotë se Partia Demokratike kur tëvijë në pushtet, do e heqë tatimin mbi dividetin që aktualisht është në shifrën15%.
Iftuar në RTV Ora, Bozdo u shpreh se do ketë vetëm taksë të sheshtë 9%.
Eno Bozdo: ''Në emër të taksës progresive qeveria Rama vendosi tatimin mbi dividentin 15%, kur tatim fitimi i korporatës ishte gjithashtu 15%. E gjitha kjo është anashkaluar sepse me një ligj është shëmtuar, duke thënë që kush e dërgon dividentin përpara një date të caktuar në kalendarin fiskal, do jetë 8%. Ne do kalojmë në taksën e sheshtë, dhe tatimi i dividentit do të hiqet totalisht.
Për të gjithë, vetëm 9%. Këto nuk janë oligasrkë. Oligarkë janë 10 miq të kryeminsitrit që kanë përfituar para publike dhe koncensione publike në mënyrë jo të ndershme. Unë po flas për 99.9% të bizneseve që sakrifikojnë dhe punojnë ndermërisht. Po nuk ndihmuam këtë njerëz, këta nuk do krijojnë pasuri për vete as për të tjerët, dhe nuk do ketë rritje rrogash.''
Intervistoinë studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.