Pandemia uli aktivitetin tregtar

Vëllimi i mallrave të tregtuara në botë në tremujorin e dytë të vitit është tkurrur me mbi 14 për qind nga pandemia, me rëniet më të thella të raportuara në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Tregtia e mallrave në botë në tremujorin e parëdhe të dytë të vitit ka rënë në nivelet më të ulëta që prej krizës financiare tëdekadës së shkuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e publikuara ngaOrganizata Botërore e Tregtisë, eksportet e mallrave pësuan rënie me 14,3 përqind në nivel global mes dy tremujorëve, rezultat edhe më negativ sesa zbritjame rreth 10 për qind në mesin e krizës së fundvitit 2008 dhe fillimvitit 2009.

Edhe importet e mallrave pësuan ulje me 13,6 përqind në të njëjtën periudhë.

Në analizën e 72 vendeve që qarkullojnë mbi 90për qind të mallrave në botë, rajoni më i goditur në kuptimin e vëllimit tëeksporteve rezultoi Europa me një rënie me 21 për qind, ndjekur nga SHBA-ja meminus 20 për qind ndërkohë që Azia u prek relativisht më pak, duke e tkurrurvolumin e mallrave në qarkullim me vetëm 7 për qind në tremujorin e dytë.

Për sa i përket vlerave, ato u ulën më fort përkatësishtme 23 dhe 26 për qind në muajt prill dhe maj, kohë që përkoi me hyrjen në fuqitë masave të rrepta antikovid në thuajse çdo vend të botës.

Zhvillime pozitive u vërejtën në qershor sapoekonomitë e Europës dhe ato aziatike filluan rihapjen.

Sektori i shërbimeve në tregtinë ndërkombëtareu dobësua edhe shumë në muajt prill dhe maj, me rënie rreth 29 për qind ngaviti në vit.

Në Amerikë eksportet e shërbimeve zbritën me30 për qind në korrik, ndërsa trajektorja në Kinë reflektoi situatën e përmirësuarme koronavirusin e ri në vend.

Rezultatet e OBT-së për tregtinë e mallrave nëbotë edhe pse të dobëta, megjithatë janë më pozitive sesa parashikimet eorganizatës në muajin prill, kur aktiviteti tregtar i mallrave pritej tëzbriste me 30 për qind apo dyfishin e bilancit aktual përgjatë vitit 2020.

Bota vazhdon të vuajë ekonomikisht pasojat enjë pandemie që rrit përditë numrin e viktimave të saj.

Nga afro 32 milionë persona të konfirmuar tëinfektuar, SHBA-ja, India dhe Brazili udhëheqin listën e vendeve më të prekura,ndërsa më shumë se 970 mijë kanë shkuar jetët e humbura.