Biznesi i vogël: Duam amnisti gjobash
Biznesi i Vogël e konsideron të vonuar me qëllimeelektorale vendimin e qeverisë për lehtësim fiskal për sipërmarrjen e vogël dhetë mesme!
Kryetari i Shoqatës Albert Nasto, thotë se heqja e tatimfitimit dhe TVSH duhej bërë vite më parë, dhe jo tashmë në fund të mandatit tëdytë të socialistëve.
Albert Nasto: Këto ndryshime kaq të domosdoshme duhet tëishin bërë të paktën 5-6 vite më parë dhe jo mandatin e fundit dhe gjashtëmujorin e fundit të mandatit të dytë. E shohim si politike.
Por biznesi i vogël shkon me kërkesa përtej propozimit tëqeverisë.
Së shpejti do ti vendosin në tavolinë një paketëkërkesash ku e para është heqja e gjobave prej vitit 2014.
Albert Nasto: Faljen e gjobave në rang kombëtar për biznesin e vogël dhe të mesëm i cili është i mbushur në gjoba, por gjithashtu lehtësimin e barrës fiskale. Duhen hequr taksat lokale dhe në qoftë se qeveria nuk do e realizojë , po e them me bindje të plotë që shoqata i ka të gjitha mundësitë që të fillojë protestat.
Pandemia dhe faktorë të tjerë vlerësohet se kanë ndikuarnë mbylljen e rreth 38 mijë bizneseve duke lënë pa punë 125 mijë punonjës epronarë, sipas të dhënave të vetë biznesit!
Si shpëtim biznesi edhe këtu kërkon një paketë të tretëndihme për ta nxjerrë nga kolapsi.
Albert Nasto: Sipas nesh nga 100 milion deri në 200 milion euro të hidhen për biznesin
Veç qeverisjes qendrore, shoqata e biznesit të vogël kakritika për mungesën e mbështetjes edhe nga Bashkitë që në masë drejtohen nga emajta