Dëmi i pandemisë në turizëm, 62% e shtetasve që zgjodhën Shqipërinë nga Kosova
Masatkufizuese kundër koronavirusit e kanë futur në kolaps të plotë sektorin eturizmit. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin gusht hyrjet e shtetasveshqiptarë dhe të huaj kanë shënuar rënie me 62.5% krahasuar me gushtin e vitittë kaluar. Pavarësisht kufizimeve më shumë se 310 mijë shtetas kanë hyrë nëkufi ndërsa numrin më madh të atyre që zgjodhën Shqipërinë e zënë qytetarët ngaKosova.
Kufizimi i lëvizjeve si pasojë epandemisë së koronavirusit ka sjellë një situate të vështirë për turizmin nëvend. Instituti i Statistikave raporton se përgjatë muajit gusht kanë hyrë nëterritorin shqiptar 846 mijë e 973 shtetas shqiptarë dhe të huaj, dukerezultuar me një rënie prej 62.5% krahasuar me gushtin e vitit 2019.
Shtetasit kosovarë ishin turistët mëbesnikë ashtu si çdo vit, të cilët përbëjnë rreth 62% të totalit të vizitorëveqë kanë preferuar vendin tonë, megjithatë edhe në këtë tregues është shënuar njërënie me 54.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por shteti që ka shënuar rënien më tëndjeshëm është Spanja e cila mban vendine parë për numrin më të ulët të hyrjeve, me një rënie prej 92.4% krahasuar megushtin e 2019-s.
Në tetëmujor situata paraqitet akoma mëdramatike pasi hyrjet e shtetasve të huaj rezultojnë me një rënie prej 64.2% ndërsai shtetasve shqiptarë me rreth 52% më pak.
Pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve tështetasve shqiptarë në muajin që lamë pas kanë arritur të dalin jashtë kufijve 310mijë e 593 shtetas shqiptarë, por të refelktuar me një rënie prej 57.2%.
Mënyra e udhëtimit të përdorur më shumëpërgjatë kësaj periudhë është përmes rrugëve tokësore, ndjekur më pas nga atoajrore.
Kriza më e madhe është reflektuar në udhëtimetpërmes detit ku është regjistruar një rënie prej 85.1% krahasuar me gushtin enjë viti më parë.