Raiffeisen Bank i dhuron 40 mijë € Ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19

RaiffeisenBank ka dhuruar një fond prej 40 mijë eurosh për t’i ardhur në ndihmëMinistrisë së Shëndetësisë në mënyrë që të forcojë kapacitetet e saj.Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, vlerësoi kontributin e vazhdueshëmqë kjo bankë ka dhënë.

Raiffeisen Bank është bashkuar me përpjekjet einstitucioneve shëndetësore për të përballuar situatën e Covid-19, duke dhuruarnjë fond prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Ministrisë së Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale.

Si një institucion i dedikuar të japëkontributin për shërbimin ndaj komunitetit, veçanërisht në fushën eshëndetësisë, Raiffeisen Bank e sheh këtë dhurim si përmbushje të detyrimeve dhepërgjegjësisë sociale.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Z.Mira Rakacollishprehu mirënjohjen e saj për këtë donacion duke e vlerësuar kontributin evazhdueshëm që Raiffaisen Bank ka dhënë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffaisen Bank, ChristianCanacaris, u shpreh se do të vazhdojnë të mbështesin projekte të tjera edhe nëtë ardhmen.