Shtresa e mesme pagë 1 mln lekë, Tehla: Populizëm nga Basha, drejtësia pengon investimet e huaja

Pak ditë më parë, raporti i DASH, evidentoi korrupsionin sinjë ndër faktorët që pengonin investimet e huaja në Shqipëri.

Për sipërmarrësin Ermal Tehla, edhe deklarata e kreut të PDLulzim Basha për objektivin e tij që shtesa e mesme të kishte pagë 1 milionlekë, kishte populizëm, dhe nuk e ndihmon ekonominë.

I ftuar në emisionin Ekopolitke në RTV Ora nga Besart Kadia,ai tha se siguria juridike frikëson investitorët e huaj që të investojnë nëShqipëri.

Ermal Tehla: ''Besoj se ka populizëm dhe me ardhjen e fushatës elektorale. Po të marrim shifrat, po të përmendesh shtresën e mesme do ketë pagë 1 milion. Nuk pse të vendosëh kushte të tilla për të vlerësuar një të aftë apo atë shtresë të goditur nga taksimi progresiv. Kishte doza të larta populizmi. Si një sipërmarrës, të kesh një taksë 9% është favorizuese, por nuk është problemi i taksimit që ka krijuar frikën e investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri. Është problemi i sigurisë jurdike që ne kemi.''