Rama: Zero taksë për 77% të bizneseve të vogla
Bizneset e vogla të cilatkryejnë një xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk do të paguajnë asnjëtatim fitimi ndërsa për ata me xhiro nën 10 milionë lekë nuk do të ketë astatim fitim dhe as TVSH.
Lajmin e ka bërë të diturkryeministri Rama gjatë një konference për shtyp, duke e cilësuar këtë si njëmasë unikale në rajon që do t’i japë frymë biznesit të vogël të goditur prejmuajsh nga pandemia.
Edi Rama: ''Përkon me zotimin tonë për ta mbështetur fuqimisht çdokënd që krijon punë për veten, për familjen, për të tjerët, dhe që bëhet pjesë e komunitetit e biznesit të vogël.''
Nga kjo skemë e re do tëpërfitojnë 14% e bizneseve në vend heqje të tatim fitimit, ndërsa 77% e tyreheqje të tatim fitimit bashkë me TVSH.
Edi Rama: ''Të dyja së bashku, këto kategori nga ky moment, pas kalimit të ligjit në parlament e kanë zero.''
Duke ju referuar akuzave tëopozitës për favorizimin e oligarkëve Rama u shpreh se taksimi për biznesin e madhështë rritur.
Edi Rama: ''Këta sot paguajnë 15% taksë, para 7 vitesh paguanin 10%. Ne kemi taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë.''
Projekt-ligji për heqjen etatim fitimit është miratuar në Kuvend në korrik të këtij viti dhe hyn në fuqinë janar të vitit që vjen, deri në 2029.