PPP-të, Lazimi: Sëmundje e vjetër, privatizohet aseti, shtetëzohet fatura e borxhit në arbitrazh

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' ngaBesart Kadia, ekonomisti Majlind Lazimi tha se problemi me PPP-të, qëndron nëmënyrën se si hartohen.

Sipas tij, kjo është një sëmundje e vjetër për ekonominëshqiptare, pasi privatizohet aseti duke ia dhënë koncensionarit, por faturën earbitrazhit  e paguan shteti.

Majlind Lazimi: ''Çdo kontratë që ka qenë abuzive duhet riparë. Problemi është mënyra se si hartohen kontratat. Duhet të kemi parasysh që kjo është një sëmundje e vjetër. Privatizohen asetet dhe shtetëzohet fatura e borxhit, arbitrazhi, pra e paguajmë ne. Nga një anë kemi që fitimi jashtë çdo lloj mase, nga 50-60% i merr koncensionari, ndërsa humbja, pra borxhin e paguajmë ne. Kjo gjë është një sëmundje e vjetër.''