Denaj takim online me shefen e FMN: Pavarësisht krizës, parametrat fiskalë brenda parashikimeve

Parametrat fiskale të financave publike janë brenda parashikimeve të bëra nga Qeveria Shqiptare për këtë vit, pavarësisht efekteve negative, që pati ekonomia shqiptare nga pandemia e Covid 19.

Kjo ishte ajo që theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,Anila Denaj, gjatë një takimi online me shefen e misionit të Fondit MonetarNdërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, YanSun.

Masat e marra nga Qeveria shqiptare, për të përballuarefektet e krizës ishin efikase dhe ndikuan drejtpërdrejt në ekonomitë familjare,për personat më në nevojë dhe te operatorët ekonomikë, theksoi Denaj.  

Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan mbi zhvillimetmakroekonomike dhe fiskale, veçanërisht në kuadër tërreziqeve dhe paqartësive tëlarta prej pandemisë, si dhe mbi pritshmëritë e ekonomisë për këtë vit dhevitin e ardhshëm.

Një vëmendje tëveçantë mori diskutimi mbi financat publike,kryesisht mbi pritshmëritë fiskale, mbi realizimin e parametrave buxhetore tëkëtij viti dhe pritshmëritë për elementët kryesorë të buxhetit të vitit tjetërdhe periudhës afatmesme.

Gjatë  diskutimeve utheksua si mjaft e rëndësishme nga të dyja palët nevoja për t’ju rikthyertrajektores rënëse të borxhit publik në afatmesëm, në përputhje edhe merregullat fiskalë në ligjin organik të buxhetit, si dhe mbi rreziqeve fiskalepër periudhën afatmesme në vijim.

Qeveria Shqiptare në muajin Korrik miratoi ndryshimet nëligjin organik të buxhetit, duke bërë detyruese ruajtjen e një balance primarepozitive prej vitit 2023.

Shefja e misionit të FMN, YanSun, falenderoi Ministren Denaj përbashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm të institucionit, që ajo drejton.