Bozdo: PPP-të e Ramës e kanë bërë ekonominë tokë të djegur, borxhi publik deri në 100%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2020, 22:13
I ftuar në emisionin në ''RTV Ora'' nga Besart Kadia, ish-deputetidemorkat Eno Bozdo, tha se PPP-të e qeverisë Rama e kanë kthyer ekonominë nëtokë të djegur.
Sipas tij, nëse do mbahen të gjitha detyrimet, borxhi publikmund të shkojë në 100%.
Eno Bozdo: ''PPP-ja është një instrument që përdoret edhe nga ekonomitë e zhvilluara. Por, kanë bërë rregulla, i kanë forcuar sepse sigurisht kanë pasur edhe dështime. Ajo se çfarë ka ndodhur në 8 vitet e fundit është e tmerrshme. Këto PPP, e kanë bërë tokë të djegur. Të gjitha detyrimet, nëse do i mbajmë ato, do e çojë borxhin publik në 95-100%. Për një ekonomi të një vendi si Shqipëria, është e pamundur për t'u përballuar.''