Dëmi ekonomik nga koronavirusi "nuk do jetë aq i madh" sa është parashikuar

Organizata përBashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është duke parashikuar se dëmi ekonomik globalnga pandemia me koronavirus nuk do të jetë aq i madh sa është parashikuar,mirëpo rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë më modeste se që ështëpritur.

Institutindërqeveritar me bazë në Paris, ka thënë më 16 shtator se pritet që rritja e brutoprodhimit të brendshëm do të tkurret për 4.5 për qind këtë vit – apo 6 për qindmë pak rënie sesa ishte parashikuar tre muaj më parë.

Ekonomia globalepritet të ketë rimëkëmbje ekonomike prej 5 për qind sipas kësaj Organizate,ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 për qind.

“Rikthimi iaktivitetit biznesor pas lehtësimit të masave të izolimit ka humbur momentuminprej muajit qershor, kryesisht në ekonomitë e avancuara”, ka thënë Organizatapër Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në çerekun e dytë tëvitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 për qind më i ulët sesa në fund të vitit2019, para se të shpërthente pandemia me koronavirus.

Organizata përBashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, këtë rënie e ka quajtur “shok të pashembullttë kohërave moderne”.

Kjo Organizatë kathënë se parashikimet e reja tregojnë se asnjë vaksinë për koronavirus nuk dotë mund të jetë lehtësisht e qasshme deri në fund të vitit 2021.

Duke shikuarekonomitë individuale, Kina pritet të jetë e vetmja ekonomi që do të zgjerohetmë 2020, me rreth 1.8 për qind

Shtetet e Bashkuara,që kanë ekonominë më të madhe në botë, do të përballen me tkurrje ekonomikeprej 3.8 për qind, apo shumë më të vogël sesa vende tjera të zhvilluara.

Ekonomia gjermane pritet të tkurret për 5.4 për qind, në krahasim me 7.9 për qind në nivel të Eurozonës./ Radio Evropa e Lirë