Ekspertët e ekonomisë në PD mledhje online me FMN, shqetësim PPP-të dhe amnistia fiskale e penale
Grupi i ekpertëve të ekonomisë dhe financavepublike në Partinë Demokratike zhvilluan një takim online me Misionin e FMN-se,znj. Yan Sun, Shefe e misionit të FMN-së për Shqipërinë dhe znj. StephanieEble, Përfaqësuese e Përhershme, Rezidente në Vienë.
Takimi u fokusua në shqetësimet kryesore tëFMN-së në lidhje me ekonominë e vendit, situatën ekonomike të krijuar gjatëpandemisë si dhe sa kanë afektuar këtë situatë problemet strukturore tëekonomisë shqiptare.
Ekspertët e Partisë Demokratike vunë në dukjenjë sërë problematikash, sidomos mbi zhvillimet e muajve të fundit, gjatë sëcilës dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janështuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve reflektojnë rënie të të ardhuravenë vend ndërkohë që plaga ekonomike vazhdon dhe thellohet dita ditës.
Prodhimi industrial ka rënë me 11.2%,investimet e huaja direkte ranë me 100 mln euro dhe besimi në ekonomi ka rënëme 50.2 pikë përqindje duke qenë niveli më i ulët në 18 vite. Paketatmbështetëse më të ulta në rajon me vetëm 0.86% të PBB-së dhe mungesa deri mësot e planit të rimëkëmbjes ekonomike, thellon akoma edhe më shumëproblematikat ekonomiko-sociale dhe dëmton rëndë bizneset.
Amnistia Fiskale dhe Penale është një ngashqetësimet kryesore që i vjen vendit në kushte pandemie. Kjo nismë ligjore jovetëm është tërësisht e pavend për situatën ekonomike dhe dëshpuruese që kavendi por është një tjetër shenjë hipokrizie e qeverisë. Nëse ky ligj miratohetme qëllimin e vetëm për të ndihmuar trafikantët e drogës dhe ato që duan të pastrojnëparà, qeverisja e ardhshme e Opozites së Bashkuar do ta abrogojë duke përfshirëedhe efekte prapavepruese në ligj.
Shqetësimi i kahershëm i PD, që ështëreflektuar dhe në raportet e KLSH-së, ka qenë edhe zëri i “Detyrimeve tëPrapembetura”, të cilat vlerësohen në vlerën 70 miliardë lekë, duke treguarqartasi mungesën e eficencës në manaxhimin e financave publike në vend.
Sakaq, u shprehen shqetësimet në lidhje mekoncesionet dhe PPP-të që janë po aq të
kritikuara nga FMN dhe çdo institucion tjetërndërkombëtar, të cilat prekin vlerën e rreth 13% të PBB-së, duke vendosur nërrezik buxhetin e shtetit me kontrata për të cilat nuk ka patur analiza tësakta kosto-përfitim dhe janë shembujt më domethënës të praktikave abuzive dhekorruptive nga qeveria shqiptare.
Një tjetër shqetësim i PD ka qenë dhe mbetetKorporata e Investimeve Shqiptare, e cila është
kritikuar specifikisht edhe nga FMN.
Gjithashtu gjatë takimit, grupi i ekspertëveprezantoi piketat kryesore të Planit Ekonomik të PD, nje plan që ka në bazë tësaj mbështetjen e ekonomisë dhe sektorëve të saj, nxitjen e konsumit, punësimitdhe zhvillimit por dhe uljen e informalitetit.