Unaza e re vazhdon të marrë fonde, UKT Tiranë hap tenderin

Shpenzimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, rrethrrotullimi shqiponja do ti shtohet dhe një tjetër fond.

Pas tenderit 1.7 miliardë lekë pa TVSH Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në varësi të Bashkisë së kryeqytetit ka hapur së fundmi procedurën me fond limit prej 238.7 milionë lekësh të reja pa TVSH.

Bëhet fjalër për spostimin e rrjetit në funksion të objektit: ’’Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi Pallati me Shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1’.

Të gjitha kompanitë einteresuara për këtë procedurë kanë afat deri më 8 tetor për të paraqiturofertat e tyre.

Sipas të dhënave tëpublikuara në APP sqarohet se ky projekt është hartuar në bazë të një kërkesë tëAutoritetit Rrugor Shqiptar të datës 21 prill, por mesa duket është harruar sidetaj në hartimin e projektit fillestar.

Në dokumenta bëhet e diturse tubacioni  ekzistues i cili përshkonlumin e Lanës, sipas projektit të rehabilitimit të kryqezimit të SheshitShqiponja , Loti 2 dhe rehabilitimit të Lumit të Lanës, duhet të spostohet pasidisa vepra të parashikuara në projekt kryqëzohen.

Investimi në unazën emadhe në zonën e astirit u shoqërua me protesta të shumta nga banorët. Madjenuk munguan as përplasjet

Por veç të tjerave ankesat kanë nisur dhe për trafikun e rënduar, kjo edhe përgjatë pasdites.