Për FMN-në rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare mbetet sfiduese, nis në 2021
Ekonomia shqiptare ka qenë nën efektin e fortë të pandemisëgjatë gjysmës së parë të vitit, e cila ka dhënë ndikimin e saj në konsum, nëinvestime, në punësim dhe në borxhin publik. Shqetësimi u ngrit nga GuvernatoriGent Sejko gjatë një takimi online me Yan Sun, shefja e Misionit të FMN-së përShqipërinë.
Megjithatë, sipas Sejkos, pandemia e gjeti sektorin financiardhe atë bankar të mirëkapitalizuar e likuid,dhe këto parametra kanë vijuar tëruhen të shëndetshëm.
Më tej, Guvernatori shtoi se relaksimi i masave të distancimitsocial gjatë fundit të tremujorit të dytë, si dhe stabiliteti monetar dhefinanciar i vendit, kanë krijuar premisa që efekti i pandemisë në ekonomi tëvijë progresivisht drejt reduktimit, duke u shoqëruar me një rimëkëmbjegradualetë aktivitetit ekonomik në periudhën në vijim.
Në përgjigje të kësaj krize, Guvernatori Sejko theksoi seBanka e Shqipërisë ka rritur stimulin monetar, nëpërmjet uljes së normës bazëtë interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, duke synuar uljen ekostove të financimit dhe rritjen e masës monetare në ekonomi. Po ashtu, nëbashkëpunim me industrinë bankare, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndryshime tëkuadrit rregullator, të cilat kanë lehtësuar shtyrjen e përkohshme të pagesëssë kësteve dhe ristrukturimin e kredive bankare për klientët në vështirësi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se qëndrimi i politikësmonetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm përnxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brendavitit 2022.
Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë do të mbetete angazhuar njëkohësisht edhe në forcimin e mëtejshëm të sistemit financiar, nëbashkëpunim dhe me agjencitë e tjera relevante rregullatore,si dhe nëpërafrimin e mëtejshëm të kuadrit tonë mbikëqyrës e rregullator me standardet eSistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe parimet e Komitetit të Bazelit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se rimëkëmbja eekonomisë shqiptare në afatin e shkurtër mbetet sfiduese, si pasojë e efektevenegative nga tërmeti i vitit të kaluar, si dhe atyre të pandemisë globaleCOVID-19. Megjithatë,ekonomia shqiptare pritet të rifillojë rimëkëmbjen nëvitin 2021.
Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtardakordësuan se stimuli i koordinuar fiskal, monetar dhe financiar, ka qenë dhembetet një element vendimtar në zbutjen e pasojave negative të krizës.
Diskutimet në kuadrin e Monitorimit Post-Programor do tëvazhdojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme.