Portreti i Botiçelit, piktura del në shitje në vlerën e 100 milionë $

Njëportret i rrallë i mjeshtrit të Rilindjes, Botiçeli pritet të dalë në shitje nëankand në Nju Jork, dhe mendohet të shitet në vlerën e 100 milionë dollarëve. Etitulluar “Djaloshi që mban një medalion”, ajo është një nga dhjetra portretete piktorit të famshëm të njohura në të gjithë botën. Veprat e  tjera të piktorit “Lindja e Venusit” dhe“Pranvera” janë ekspozuar në Galerinë “Uffizi” në Firence.

Vepramendohet të shitet për më shumë se 80 milionë dollarë. Ajo ka vlerësimin më tëlartë për veprat e “Mjeshtrave të Vjetër” në historinë e Sotheby’s dhe shtëpiae ankandit tha se mund të shitej për më shumë se 100 milion dollarë.

"Ka një numër artistësh që janëvërtet olimpikë në gjenialitetin e tyre. Dhe Botticelli është një ngaata," tha Christopher Apostle, drejtori i pikturave të Mjeshtrave tëVjetër në shtëpinë e ankandit. "Vlerësimi me të vërtetë pasqyron cilësinë,gjendjen, dhe ndikimin e madh që ka vizualisht një pikturë si kjo," tha Apostulli.

Mëpak se 20 vepra arti janë shitur në ankand për më shumë se 100 milion dollarë.Rekordi botëror i ankandit për pikturat u vendos në 2017 me 450 milion dollarëpër veprën "Salvator Mundi", të Leonardo da Vincit.

"YoungMan Holding a Roundel" u ble nga pronari i saj i tanishëm, ipaidentifikuar, në një ankand në 1982 në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo tregon njëtë ri të panjohur, anëtar i elitës së Firences në fund të shekullit të 15-të, iveshur me një tunikë të thjeshtë dhe duke mbajtur në dorë një medalion.