Itali/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, rrënja e hashashit në banesë arrinte deri në 3 metra
Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga tëpolicisë italiane në Torino, pasi kjo e fundit ka zbuluar një laborator tëspecializuar për prodhimin, paketimin dhe shitjen e marijuanës.
Së bashku me shqiptari në pranga ka rënë edhenjë 51-vjeçar italian.
Karabinierët arritën të gjenin drogën dhe tëprangosnin dy personat. Policia ishte nxitur nga raportet e disa qytetarëve, tëcilët kishin vërejtur lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së 51-vjeçarit.
Përveç kësaj, policia zbuloi dy sera, njëraprej të cilave kishte 19 rrënjë kanabis të cilat arrinin në lartësi deri në 50cm dhe tjetra 15 bimë të gjata deri në 3 metra.
Në banesë dy personat kishin instaluar njësistem ndriçimi të improvizuar.
Gjithashtu u gjetën dhjetëra kavanoza, disaprej të cilave të mbushur me kanabis gati për shitje. Në shtëpinë e tyre,karabinierët sekuestruan edhe 135 gram kokainë, materiale paketimi droge dhe3,300 EUR.