BE reformon migracionin

Sistemi i migracionit dhe i azilit do të reformohet në Bashkimin Europian por plani i propozuar nga Komisioni pritet të nxisë debatet, pasi synon rregulla të detyrueshme. Midis të tjerash propozohet kthim i sponsorizuar i atyre që u refuzohet azili.

Bashkimi Europian kërkon reformojë sistemine menaxhimit të migracionit dhe azilit duke vendosur rregulla të detyrueshmepër anëtarët. Një gjë e tillë mund të shtojë debate të forta brenda bllokut.

Reforma që propozohet nga Gjermaniaparashikon që vendet anëtare ose të pranojë azilkërkues ose të sponsorizojnëkthimin e atyre që u refuzohet azili. Presidentja e Komisionit Europian Ursulavon der Leyen e quajti reformën "zgjidhje europiane për të rikthyerbesimin e qytetarëve”.

Që prej vitit 2015 kur në BashkiminEuropian mbërritën përmes Italisë dhe Greqisë mbi një milion azilkërkues, 27vendet anëtare kanë qenë të ndara në lidhje me mënyrën se si duhet menaxhuarkriza.

Për kancelarin Austriak Sebastian Kurzideja e Komisionit nuk ka gjasa të funksionojë.

Reforma e re është nxitur vrullshëm ngaGjermania dhe kancelarja Angela Merkel që e quan planin "ndarje e ndershmee solidaritetin europian”.

Midis rregullave të reja, parashikohetkontrolli shëndetësor për ata që do të hyjnë në BE, verifikim i identitetit dhekontroll i sigurisë. Azilkërkuesve duhet t’u jepet një përgjigje brenda 12javëve dhe nëse u refuzohet azili të kthehen menjëherë. Kjo e fundit në plancilësohet si “kthim i sponsorizuar”

Midis atyre që u është refuzuar azili kadhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Sipas të dhënave të Eurostatit,Shqipëria është një prej pesë vendeve të origjinës prej nga vijnë më shumëazilkërkues. Vetëm në vitin 2015, rreth 50 mijë shqiptarë kërkuan azil nëvendet e Bashkimit Europian.

Duke reaguar për këto të dhëna, kreu i shtetit Ilir Meta, kërkon që t’i jepet fund drejtimit të gabuar. “Mjaft më autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë,” thotë Meta.