Turqia dhe Greqia të gatshme për dialog

Turqia dhe Greqia kanë shprehur për herë tëparë në katër vitet e fundit gatishmëri për zgjidhjen e problemeve me dialog.Takimi i parë është planifikuar të mbahet në Stamboll.

Presidenca turke ishte e para, e cila publikoilajmin se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpuarjet dhe kërkimet egazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Ecuria e bisedimeve do të varet ngahapi i ardhshëm i Greqisë, mendon presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,kumtoi zyra e tij. "Impulsi për shtendosje dhe dialog duhet të ketë përbazë hapat e përafrimit nga të dy palët." Më parë kancelarja Angela Merkeldhe presidenti i Kishillit të BE, Charles Michel janë këshilluar në një videokonferencëpër këtë çështje.

Presidenti turk shpreson se samiti i BE në fillim të tetorit do t'i japë një "jetë të re" raporteve mes BE dhe Ankarasë, thuhet më tej. Në samit do të flitet për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Turqisë, për shkak të tensioneve në Mesdhe.

Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se dotë vazhdojnë negociatat e ndërprera me Ankaranë në vitin 2016. Takimi do tëmbahet së shpejti në Stamboll. Këshillimet mes Athinës dhe Ankarasë kanë filluartë mbahen në vitin 1999, por me ndërprerje të shpeshta. Raundi i ri ibisedimeve do të jetë i 61 me radhë, thuhet në Athinë.

Erdogani do që në bisedimet të përfshihetpjesa turke e Qipros

Erdogani ka propozuar mbajtjen e njëkonference rajonale ku do të përfshiheshin të gjitha palët e interesuara nëkëtë grindje, duke përfshirë edhe pjesën turke të Qipros. Një konferencë ekëtillë do të kishte influencë "pozitive dhe konstruktive" nësituatën e tanishme në Mesdheun lindor", deklaroi Erdogan.

Presidenti turk foli për këtë konflikt edhe nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB. Në fjalimin e tij përmes videos ai kërkoi njëdialog "të vërtetë" për përfundimin e krizës. Njëkohësisht ai dënoiedhe "pengesat" e krijuara nga Perëndimi.

Grindjet në Mesdheun lindor kanë shpërthyerpër shkak të kërkimeve të gazit nga Turqia në zonat ujore mes Greqisë, Turqisëdhe Qipros. Qeveria turke ka hedhur poshtë kritikat dhe është e mendimit sekëto ujëra ndërkombëtare i përkasin Turiqisë. Palët në konflikt kanë pretendimetë kundërta dhe atje kanë dërguar edhe anije luftarake.

Macroni paralajmëron

Grindjet në Mesdhe kanë qenë temë trajtimi edhe në telefonatën mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe presidentit turk Erdogan. "Presidenti Erdogan pret nga Franca që në këtë proces të jetë e arsyeshme dhe konstruktive", kumtoi presidenca turke. Ndërsa presidenti i Francës ka kërkuar, sipas të dhënave të Pallatit Elysée, ka kërkuar nga Erdogani që "të respektojë vendet anëtare të BE dhe të drejtën ndërkombëtare".

Macroni i ka bërë thirrje Erdoganit që të heqëdorë nga hapat dhe masat e njëanshme, me qëllim uljen e tendosjeve."Turqia duhet të angazhohet për krijimin e një hapësire paqësore dhebashkëpunimi në Mesdhe". Edhe Franca ka forcuar prezencën e saj ushtarakenë Mesdhe, për shkak të tendosjeve të fundit mes Greqisë dhe Turqisë. Para dyjavësh Macroni i ka bërë thirrje Turqisë që të mos kalojë "linjat ekuqe" në këtë konflikt.

Qipro bllokon BE-në

Autoritet e Qipros kanë kërkuar nga BEja sankskione kundër Turqisë, për shkak të këtij konflikti. Për të shtuar presionin ndaj partnerëve, ky vend ka bllokuar futjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë. BE planifikon sanksione kundër krerëve në Minsk, për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe dhunës kundër opozitarëve. Por sanksionet nuk janë vënë për shkak të kundërshtimit të Qipros. Në këtë konflikt është përzier tani edhe SHBA-ja dhe ka kërkuar nga Qipro që të pranojë vendosjen e sanksioneve kundër autoriteve bjelloruse. Uashingtoni është i gatshëm që të mbështesë këto sanksione./ DW