FOTO-EMRI/ Shqiptari më i pafat! Hiqej si italian, por i del përballë polici që dinte italisht
Britania e Madhe është ëndrra për shumë të rinj shqiptarë,të cilët rrezikojnë gjithçka për të prekur vendin ishullor.
Ka prej tyre që përdorin edhe dokumente false të shteteveanëtare të BE.
Një rast të ngjashëm sjellin edhe mediat britanike.
“The Sun” sjell historinë e Kelvin Hazirit, 22-vjeç, i cili prej 3 viteshjetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe por që në fund rezultoi i pafat.
Ai lëvizte me një patentë italiane, në mënyrë që të pretendonte se ishteitalian kur ta pyesnin.
Kur makina e tij u ndalua për një kontroll rutinë, fati i tij i keq ishte senjë oficer anglez fliste shumë mirë italisht.
“Kur iu bënë disa pyetje bazike në italisht, ai nuk dinte të përgjigjej.Fati i keq i të akuzuarit është se një oficer fliste italisht. Menjëherë u bë eqartë se ai nuk ishte italian. Ai tregoi emrin e tij të vërtetë dhe tha: Mëvjen keq,” tha prokurori i çështjes.
Rasti i 22-vjeçarit është bërë viral, ndërsa gjykata e dënoi atë me 6 muaj burg. Pas kryerjes së dënimit ai do të deportohet për në Shqipëri. /A.R,OraNews
