Si një masë anti-Covid, Koreja e veriut e vrau dhe më pas e dogji zyrtarin e Koresë së Jugut
Një zyrtar i Koresë së Jugut është qëlluar përvdekje dhe më pas trupi i tij ështëdjegur nga trupat e Koresë së Veriut.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë sëJugut ky akt brutal duhet dënuar menjëherë.
Seul tha se burri ishte zhdukur nga një anijepatrullimi afër kufirit dhe më vonë u gjet në ujërat e Veriut.
Ushtarët e Koresë së Veriut e qëlluan atë jalyen trupin me vaj dhe më pas e dogjën.
Koreja e Veriut ka forcuar kufijtë e saj dhemendohet të ketë një politikë "të vrisni për të vrarë" për tëparandaluar hyrjen e koronavirusit në vend.
"Zyrtari ka qenë duke punuar për departamentin e peshktimit. Ai ndodhej në varkën e tij rreth 10 km larg nga kufiri me Veriun, pranë ishullit Yeonpyeong. Babai 47-vjeçar i dy fëmijëve kishte lënë këpucët pas në anije. Besohet se ai kishte qenë duke u përpjekur të defektohet.
Një anije patrullimi e Koresë së Veriut gjeti burrin, i cili kishte veshur një xhaketë shpëtimi, në det rreth orës 15:30 me kohën lokale të Martën. Ata e morën në pyetje dhe më pas e qëlluan direkt në ujë"- tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Trupat e Koresë së Veriut pastaj dogjënkufomën ndërsa ishin në det, thanë zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes të Koresësë Jugut, duke shtuar se ata besonin se kjo mund të ketë qenë një masëanti-koronavirus.