Turqi, politika ul pasojat e pandemisë
Rritja e rasteve të koronavirusit në Turqi kanxitur tensione mes doktorëve që akuzojnë shtetin për minimizim të situatës dhepolitikanëve, që mendojnë se po u sabotohet puna nga mjekët.
Vendi po raporton përditë më shumë se 1,600 tëinfektuar dhe 60 viktima të reja, bilanc i pakrahasueshëm me kulmin e muajitprill por sërish 4 herë e gjysmë më i lartë sesa në gusht.
Në protestat e kësaj jave, doktorët turqvendosën shirita të zinj në kujtim të kolegëve të ndarë nga jeta në frontin eluftës pas infektimit nga pacientët me sëmundjes vdekjeprurëse.
Doktori Halis Jerlikaja, është ndër anëtarët eShoqatës vendore të Mjekëve dhe mendon se qeveria turke nuk po tregohettransparente për sa i përket përmasave të pandemisë.
"Qeveriaia ka lënë fajin njerëzve dhe barrën, punonjësve në shëndetësi. Shifrat nukreflektojnë realitetin. Në bazë të rezultateteve nga testet molekulare, numrireal i pacientëve mund të jetë 10 herë më i lartë, ndërsa ai i vdekjeve, tëpaktën 3 herë më shumë sesa zyrtari."
Partia nacionaliste aleate me presidentinReçep Taip Erdoan, ka kërkuar shpërbërjen e shoqatës së mjekëve dhe gjykiminpenal të anëtarëve të saj për shpërndarjen të informacioneve false.
Ndërkohë, Ministria turke e Shëndetësisë i kahedhur poshtë akuzat, duke theksuar se nuk e ka nënvlerësuar ndonjëherërrezikun e koronavirusit, as përhapjen e infeksionit në javët e fundit.
"Revoltohemçdo ditë kur shoh numrin në rritje të pacientëve në gjendje kritike, dhe e kamthënë se situata është kritike. Rastet kritike janë rritur 100 për qind ngamuaji i kaluar."
Megjithatë, dyshues për shifrat e autoriteteveturke shprehen edhe vetë qytetarët.
"Personalishtnuk besoj që të dhënat janë të sakta sepse së fundmi vetëm në Ankara kishim 1mijë raste, ndërsa ministria në total raportoi 1.070 për gjithë vendin."
"Padyshim e dimë që nuk janë të sakta. Mendoj se shifrat reale janë 4 ose 5 herë mëtë larta."
Në Turqi jetojnë rreth 83 milionë njerëz dhederi tani janë konfirmuar gati 300 mijë raste me kovidin-19, përpos 7,600personave të tjerë që kanë humbur jetën.