Qindra aktivistë në protestë pas vendimit të marrë për vdekjen e Breonna Taylor
Një juri në Shtetet e Bashkuara e cila është e përberë nga një grup qytetarësh kanë akuzuar një zyrtar policie për tështënat kundër të ndjerës Breonna Taylor në shtëpinë e saj në Kentaki.
Zonja Taylor e cila punonte në një spital si teknikenë një dhomë të emergjencës u qëllua disa herë ndërsa tre oficerë mësynështëpinë e saj në datën 13 mars të këtijviti.
Vdekja e saj u kthye në një prej çështjevekyçe në protestat kundër racizimit.
Zyrtari policor, Brett Hankison, ështëakuzuar, jo për vdekjen e zonjës Taylor po për “rrezikim të paarsyeshëm” gjatëtë shtënave.
Ndërsa dy oficerët e tjerë nuk u përballën me asnëj akuzë.
Pas vendimit të jurisë shumë qytetarë janëngritur në protesta duke kundërshtuar këtë vendim të marrë. Familjarët dhe kishinkërkuar që tre oficerë, të cilët janë të gjithë të bardhë, të akuzohen përvrasje, mirëpo kjo akuzë u kundërshtua nga juaria.
Taylor ka qenë në shtëpinë e saj më 13 mars,kur zyrtarët policorë kanë hyrë në apartament pak pas mesnatës për tëkontrolluar për lëndë narkotike. Ata kanëbastisur vendbanimin e saj, mirëpo nuk kanë gjetur asnjë lloj droge.
Taylor ka qenë bashkë me të dashurin e saj Kenneth Walker, që ka pasur leje për të mbajtur armë. Ëalker thuhet të ketë besuar se dikush po tenton të hyjë në shtëpi dhe më vonë i ka thënë policisë dhe ka shtënë një herë me armë zjarri. Zyrtarët thonë se plumbi i Ëalkerit ka plagosur një zyrtar policor, i cili më vonë i është nënshtruar operimit. Tre zyrtarët policorë më pas kanë qëlluar më shumë se 20 herë me armë zjarri në banesë. Taylor është qëlluar disa herë dhe ka vdekur në ambiente të apartamentit, kanë thënë avokatët e familjes së saj
Rastet e vrasjeve të njerëzve me ngjyrë tëpaarmatosur nga policia kanë ndezur zemërimin në të gjithë SHBA dhe më gjerë,të shkaktuara veçanërisht nga vdekja e George Floyd në paraburgimin e policisënë Minneapolis.