Nëse humb Trump paralajmëron se nuk do transferojë paqësisht pushtetin

Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar tëangazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse ai humb zgjedhjet enëntorit.

"Epo, do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë"- i tha presidenti gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu tha se ai besonte serezultati i zgjedhjeve mund të përfundonte në Gjykatën e Lartë të SHBA, pasi aipërsëri vuri dyshime mbi votimin postar.

Gjithnjë e më shumë shtete në SHBA janë dukeinkurajuar votimin me postë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo nuk është hera e parë që Trump shprehet senuk  do të pranojë rezultatin ezgjehdjeve.

Edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë  kur ishte në garë me Hillary Clinton, Trumptha se nuk do respektojë rezultatin nëse ai humb.