Pamje të frikshme/ I riu futet në tren dhe masakron me grushta 29-vjeçaren

Kamerat e sigurisë nëmetronë e Miamit, kanë fiksuar momentin kur një burrë ka dhunuar brutalisht njëpasagjere pa ndonjë shkak.

Në videon e publikuar shfaqet një 25-vjeçar, i identifikuar si Joshua James King, 25-vjeç, teksa dhunon barbarisht 29-vjeçaren Andrea Puerta.

I riu futet në tren dhe pandonjë arsye specifike nis të dhunojë vajzën.

“Më kujtohet që i kam thënë‘mjaft, por ai nuk ndalej. Në një moment është ndalur dhe më tha ‘më fal’ dhevazhdoi të më godasë, nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kurrë nuk e kam takuarndonjëherë atë person, kurrë”, ka deklaruar para policëve 29-vjeçarja.

Dhunuesi arriti tëarrestohej ndërsa u mësua se të njëjtin veprim e kishte kryer edhe me dypersona të tjerë.