Pandemia uli aktivitetin tregtar, Europa më e prekura
Vëllimi i mallrave të tregtuara në botë nëtremujorin e dytë të vitit është tkurrur me mbi 14 për qind nga pandemia, me rënietmë të thella të raportuara në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Tregtia e mallrave nëbotë në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit ka rënë në nivelet më të ulëta qëprej krizës financiare të dekadës së shkuar, për shkak të pandemisë sëkoronavirusit.
Bazuar në të dhënat epublikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë, eksportet e mallrave pësuan rënieme 14,3 për qind në nivel global mes dy tremujorëve, rezultat edhe më negativsesa zbritja me rreth 10 për qind në mesin e krizës së fundvitit 2008 dhefillimvitit 2009.
Edhe importet emallrave pësuan ulje me 13,6 për qind në të njëjtën periudhë.
Në analizën e 72vendeve që qarkullojnë mbi 90 për qind të mallrave në botë, rajoni më i goditurnë kuptimin e vëllimit të eksporteve rezultoi Europa me një rënie me 21 përqind, ndjekur nga SHBA-ja me minus 20 për qind ndërkohë që Azia u prekrelativisht më pak, duke e tkurrur volumin e mallrave në qarkullim me vetëm 7 përqind në tremujorin e dytë.
Për sa i përketvlerave, ato u ulën më fort përkatësisht me 23 dhe 26 për qind në muajt prilldhe maj, kohë që përkoi me hyrjen në fuqi të masave të rrepta antikovid nëthuajse çdo vend të botës.
Zhvillime pozitive u vërejtënnë qershor sapo ekonomitë e Europës dhe ato aziatike filluan rihapjen.
Sektori i shërbimeve nëtregtinë ndërkombëtare u dobësua edhe shumë në muajt prill dhe maj, me rënierreth 29 për qind nga viti në vit.
Në Amerikë eksportet eshërbimeve zbritën me 30 për qind në korrik, ndërsa trajektorja në Kinëreflektoi situatën e përmirësuar me koronavirusin e ri në vend.
Rezultatet e OBT-së përtregtinë e mallrave në botë edhe pse të dobëta, megjithatë janë më pozitivesesa parashikimet e organizatës në muajin prill, kur aktiviteti tregtar imallrave pritej të zbriste me 30 për qind apo dyfishin e bilancit aktual përgjatëvitit 2020.
Bota vazhdon të vuajëekonomikisht pasojat e një pandemie që rrit përditë numrin e viktimave të saj.
Nga afro 32 milionëpersona të konfirmuar të infektuar, SHBA-ja, India dhe Brazili udhëheqin listëne vendeve më të prekura, ndërsa më shumë se 970 mijë kanë shkuar jetët ehumbura.