Thirrje amerikanëve të votojnë, Harry e Meghan nxisin njerëzit të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes

Princibritanik Harry dhe gruaja e tij Meghan u kanë bërë thirrje amerikanëve tëregjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA, dukeu përfshirë kështu në jetën politike, duke ndryshuar qëndrimin neutral tëanëtarëve të familjes mbretërore.

Nënjë video për revistën amerikane “Time 100”, çifti tha se njerëzit që janë nëgjendje të votojnë, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë.

"Kur votojmë, vlerat tona vihennë veprim dhe zërat tanë dëgjohen, zëri juaj është një kujtesë që ju kenirëndësi, sepse ju keni dhe ju meritoni të dëgjoheni," tha Meghan.

Nëzgjedhjet e 2016, Meghan kritikoi presidentin Trump, duke e akuzuar se bërifushatë përçarëse, ndërsa ai e cilësoi “të poshtër”, sjelljën e dukeshës.

Sipaskushtetutës së pashkruar të Britanisë, familja mbretërore qëndron politikishtneutrale dhe nuk voton në zgjedhje.

"Këto zgjedhje, unë nuk do tëjem në gjendje të votoj në SH.B.A., por shumë prej jush mund të mos e dinë seunë nuk kam qenë në gjendje të votoj në Mbretërinë e Bashkuar tërë jetëntime," tha Harry. "Ndërsa i afrohemi këtij nëntori, është me rëndësiqë të refuzojmë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në rrjetetsociale."

Videojae publikuar ishte pjesë e një speciale televizive që u transmetua në rrjetinamerikan ABC për të celebruar listën vjetore të revistës “Time” me 100 njerëzitmë me ndikim të vitit. Harry dhe Meghan tani jetojnë në Kaliforni, pasi ularguan nga rolet e tyre të larta mbretërore në muajin Mars.