Ia ngulin thikën në ballë, i riu i mbijeton sulmit të tmerrshëm- madje ngrihet nga shtrati dhe bisedon pa problem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2020, 09:49
Nga Angola vijnë imazhe të pazakonta të cilat janë bërë mjaft virale në rrjetet sociale. Në këto pamje vihet re sesi një të riu i është ngulur një thikë gjigande në ballë, ndërsa ai sillet sikur të mos i kishte ndodhur asgjë.
Pas intervenimit të mjekëve, i riu ka filluar të bisedojë dhe të ngrihet nga shtrati. Sipas mjekëve, ndonëse thika i është ngulurshumë thellë në kokë, fatmirësisht atij nuk i janë dëmtuar organet që mund t'irrezikonin jetën.