Tensionohen protestat në SHBA, plagosen me armë dy oficerë, i vihet zjarri oborrit të gjykatës
Dypolicë amerikanë kanë mbetur të plagosur gjatë protestave kundër vendimit për tëmos ndjekur penalisht tre oficerë të akuzuar për vrasjen e një gruajeafroamerikane.
Protestat kundër racizmit në SHBA kanë përfunduarme shkrehje armësh të mërkurën teksa ekstremistët e majtë dhe aktivistët për tëdrejtat e afroamerikanëve pushtuan rrugët.
Dy oficerë policie mbetën të plagosur në mbrëmjepor pa rrezik për jetën teksa ishin thirrur të hetonin të shtënat në qytetin eLuivilit, në shtetin amerikan të Kentakit.
Autoritetet thanë se mundën të shoqërojnë njëperson të dyshuar për ngjarjen.
Incidentet u provokuan nga vendimi i një jurieqytetarësh që vendosi pak orë më herët për mosgjykimin e policëve të akuzuar përvrasjen e një afroamerikaneje.
Brijana Tejlor, u ekzekutua në muajin mars kurpolicia po inspektonte apartamentin ku ajo jetonte me partnerin e saj, medyshimin se ai përdorej për shitjen e lëndëve narkotike.
Duke e pandehur si bastisje, partneri i saj qëlloidrejt oficerëve duke plagosur njërin prej tyre, ndërsa këta të fundit lëshuanplumbat e tyre pa parë objektivin për shkak të errësirës, duke goditur përvdekje 23-vjeçaren që i shihte nga dritarja.
Dy prej oficerëve u liruan nga akuzat, ndërsanjë tjetër rrezikon dënimin për vrasje pa shkak.
Palët arritën marrëveshje këtë javë për tashlyer familjen e së ndjerës me 12 milionë dollarë.
Vrasja e Tejlorit dhe disa afroamerikanëve nëmuajt e fundit janë bërë shkak për demonstrata të dhunshme që po shfrytëzohennga të ashtuquajturit grupe antifashiste për të vandalizuar qytetet e ndryshmedhe për të rritur tensionet racore pak muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Kandidati për president i Amerikës, demokratiXho Bajden, apeloi për heqjen dorë nga dhuna.
"Duhet të jenë paqësorë. Nuk duhet ta përlyejnëme dhunë kujtimin e Brijanës. Kjo nuk shkon, ajo vetë nuk do e kishte dashur,as e ëma e saj nuk e do dhe prandaj bëj thirrje për qetësi."
Për shkak të trazirave, qyteti i Luivilitaplikoi gjendjen e jashtëzakonshme nga mbrëmja deri në orët e para të mëngjesit,ndërsa qytetarët e shumë shteteve amerikane manifestuan në emër të drejtësisëdhe barazisë racore para ligjit.