Kulla Eiffel evakuohet pas alarmit për bombë
Kulla Eiffel është evakuuar dhe policë të armatosur kanë rrethuar zonën pasi një njeri bërtiti "Allahu Akbar" dhe kërcënoi se do të hidhte në erë veten.
Policia e Parisit ka rrethuar një zonë të madhe përrethmonumentit në kryeqytetin francez dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë largndërsa oficerët po inspektojnë zonën për të zbuluar nëse kërcënimi është iligjshëm.
Thuhet se një telefonues anonim i tha policisë se ata kishin vendosur një bombë në kullën e cila vizitohet normalisht nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Pa cituar një burim, gazetari Amaury Bucco, i cili postoi foto të kordonit të policisë, pohoi në Twitter : "Perimetri i Kullës Eiffel është i rrethuar, operacioni i policisë është në vazhdim: një burrë bërtiti Allahu Akbar dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka".
Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë tëarmatosur me pushkë ndërsa oficerët bllokojnë rrugët dhe shtigjet e këmbësorëvepërreth kullës.
Alarmi u dha rreth 12:00 me kohën lokale, pasi njëtelefonues anonim i tha policisë se kishte vendosur një bombë në vend.
Kulla Eiffel u mbyll për tre muaj gjatë një bllokimi të rreptë për shkak të koronavirusit në Francë.

Les vérifications sont en cours. Selon nos informations la @LaTourEiffel est évacuée pic.twitter.com/FiIK8TfxEM
— Barthelemy Bolo (@B2Bolo) September 23, 2020