Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

YonatanTouval, analist pranë Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale,thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njohja e Kosovës ngaIzraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita epalestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët.

Shqetësimetse pavarësia e Kosovës do t’i nxiste ndjenjat secesioniste në Izrael, nuk janëmë dominuese, sipas tij.

Touvalthotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktinse administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshjet e tij të normalizimit meEmiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe.

Izraelii detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij,thotë Touval.