Mbetet në burg burri që përplasi me makinë gruan e kushëririt: Më doli para

Gjykata e Shkodrës vendosi të mbajë në qeli 61-vjeçarin HilëSimoni, i cili akuzohet se përplasi me makinë bashkëshorten e të një afërmi.Por ndryshe nga gruaja që ndodhet në Spitalin e Traumës, ai pretendon sengjarja nuk ishte qëllimshme, por aksidentale.

Gjykatae Shkodrës e la në burg 61-vjeçarin, Hilë Simoni, i akuzuar për plagosje tërëndë më dashje të bashkëshortës së një të afërmi.

Ai uarrestua 3 ditë më parë pasi përplasi me mjetin tip "Mitsubishi", 55-vjeçarenKatrina Hila në fshatin Gur i Zi.

Porpërkundër deklarimeve të bëra nga vetë gruaja e cila ndodhet e shtruar nëspitalin e Traumës në Tiranë, në sallën e gjyqit i akuzuari ka mohuar qëngjarja të ketë qënë e qëllimshme.

 “Gruaja e kushëririt me të cilën kemi shtëpitëafër njëra – tjetrës, më preu rrugën dhe unë e pata të pamundur të shmangaksidentin. Rruga është jashtë cdo standarti me material të paqëndrueshëm dhekjo ishte arsyeja përse nuk arrita ta frenoj mjetin” i tha 61-vjeçaritgjykatëses Izabela Radovani.

Ndërkohëavokati, Altin Fushaxhia, ka shtuar në sallën e gjyqit se ndryshe nga sa ështëkomentuar për debatin mes familjeve lidhur me gardhin ndarës të oborreve, ato ekanë mbyllur konfliktin kohë më parë.

Palambrojtëse duke patur parasysh edhe gjendjen shëndetësore të klientit të tij qëprej 5 vitesh kurohet për shkak se vuan nga sëmundjet pulmonare, pasi paraqitiedhe kartelën mjekësore, kërkoi një masë më të lehtë.

Porkjo gjë u kundërshtua nga prokurori Xhevahir Lita dhe në vlerësim të provave tëparaqitura dhe dëshmisë së gruas së dëmtuar, trupa gjykuese vendosi lënien nëburg të 61-vjeçarit.

Arrestimi i tij u krye me 20 shtator.