Shqiptarët prezantohen denjësisht në zgjedhjet e Italisë, disa prej tyre fitues

Rreth 50 emigrantë shqiptarë ishin kandidatë në zgjedhjetrajonale e administrative  të 20-21 shtatorit në Itali.

Të përzgjedhur nga forca të ndryshme politike, grupime elista civile,  ata konfirmuan se ishin kandidatë të denjë të 18 milionëitalianëve që kishin të drejtë vote në 7 rajone e rreth 957 komuna italiane.

Disa prej tyre dolën fitues në këto zgjedhje duke shkruar njëfaqe të re në historinë e drejtimit adminisrativ të komunës ku jetojnë.

I tillë është shqiptari Tritan Myftiu duke u zgjedhur këshilltarii parë i huaj në komunën e Bolzanos. Ai kandidoj me Partinë Fratelli D'Italia etema e emigracionit qe një nga pikat më kryesore në fushatën e tij elektorale.

"Jam për një emigracion me kritere, thotë ai, duketheksuar se fluksi i një emigracioni të pakontrolluar do të dëmtonte më shumëvetë emigrantët e rregullt që jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh sic ështëkomuniteti i shqiptarëve."

Po fitues në zgjedhjet e 20 shtatorit doli dhe shqiptariMariol Peqini 25 vjec, nëpunës banke,  i kandiduar me qëndrën e majtëitaliane.Ai u zgjodh këshilltar komunal në qytezën Luzzaro në rajonin e EmiliaRomagna e nuk ështe hera e parë që e mban këtë funskion, Karriera e tijpolitike në drejtimin administrativ të komunës ku jeton ka nisur që mëviti  2015. Problemet e të rinjve, sporti, integrimi i kulturave tëndryshme u bënë forca e fushatës së tij elektorale.

Sukseshëm doli në këto zgjdhje dhe shqiptarja Fabiola Kodra, kandidate e Partisë Demokratike e cila mund të fitoj e të jetë këshilltare komunale në qytezën e Vignolo në provincën e Modenas. Vetëm 25 vjec, ajo zgjodhi si betejë politike të fushatës zgjedhore tema si barazia gjinore, luftën kundër cdo forme dhune e ndihmën e altruizmin ndaj cdo personi në nevojë.


Por dhe pse mundën të mos fitojnë e të hyjën në këshillat rajonale të vendbanimeve të tyre, mjfat shqitparë u prezantuan denjësisht duke marrë një numër të lartë votash,

I tillë është rasti i Lindita Elezi, kandidate e PartisëLidhja, në komunën Jesi në provincën e Ankonës e cila mori mbi 1400 vota e vetëmpër pak nuk mund të jetë pjesë e këshillit komunal të kësaj komune.

Po denjësisht dhe pse nuk fitoj u prezantua në këto zgjedhjeshqiptari Lorenzo Zejnati që mori një numër te madh votash në Prato në rajonine Toskanës.

U bënë mbi 30 vite që emigrantët shqiptarë sot gati gjysëmmilionë, janë pjesë e shoqërisë italiane, Konsiderohen ndër komunitetetemigrante në historike e ndër më të integruarit që prej 3 dekadash kontribuojnënë ekonominë italiane.

E rezultati i zgjedhjeve të 20-21 shtatorit konfirmoj se janë të denjë të jenë dhe përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve e të bashkëqytetarëve në pushtetin vendor në  qytetet e vendbanimet e tyre.